KAVAJË

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

Sipas burimeve nga policia, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.

Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: