SARANDË- Një godinë 5-katëshe në Sarandë është shembur sot nga Inspektoriati Mombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Shembja është realizuar përmes një shpërthimi të kontrolluar me lëndë eksploziv, teksa në vijim pritet të shemben rreth 14 godina.

Aksioni i sotëm nisi pas shpronësimit që u është bërë pronarëve të objekteve private që preken nga realizimi i projektit për vazhdimësinë e ndërtimit të rrugës së 5-të. Godina nuk ishtë parashikuar të shembej e gjitha por vetëm në pjesën ku i bie niveli i rrugës.

Në aksionin për prishjen e saj ishte e pranishme kryeinspektorja Dallendyshe Bici. Sipas burimeve nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shëmbjen e godinës u hapën në kolonat mbajtëse të saj rreth 400 vrima. Mësohet se është përdorur një sasi rreth 11 kg lëndë plasëse C4. Por pavarësisht vendosjes së 250 thasëve me rërë, nuk është shmangur dëmtimi i 3 banesave pranë ndërtesës 5-katëshe. Bëhet fjalë për thyrje xhamash dhe dëmtimin e çatisë së një prej banesave.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: