Një ndërtesë 22-katëshe është shembur në Lagos të Nigerisë, duke lënë të vdekur të paktën 4 persona.

BBC shkruan, se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për personat e mbijetuar dhe që gjendjen nëpër rrënoja. Atyre i janë bashkuar dhe qytetarë të zonës, për të bërë të mundur shpëtimin e sa më shumë njerëzve.

Deri më tani thuhet se janë gjetur katër të mbijetuar.

Se çfarë e shkaktoi shembjen dhe sa njerëz janë të bllokuar nën rrënoja mbetet ende e paqartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: