Shembet një këmbë e urës së Metoqit, Bashkia Sarandë. Kjo urë shërben për të lidhur zonën bujqësore të Metoqit me fshatin, dhe jo vetëm. Pasi në këtë zonë në vitet e fundit janë shtuar edhe 10 banesa familjare dhe disa komplekse blegtorale.

Mësohet se shkak për rënien e këmbës së urës ka qenë erozioni që i është bërë nga lumi i Bistricës. Por ekziston mundësia që mbi urë të ketë kaluar ndonjë mjet me tonazh mbi kapacitetin e lejuar. Pas situatës së krijuar bashkia ka marrë masat urgjente dhe ka bërë bllokimin e urës deri në rregullimin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb