Një masiv shkëmbi është shembur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Burrel – Klos, duke rrezikuar automjetet që lëvizin në orët e mëngjesit.

Gazetari Enver Doçi raporton se masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq” në fshatin Suç. Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete.

Ndërkohë qarkullimi është bllokuar në njërin kah lëvizjeje, ndërsa nuk ka ndërhyrje për largimin e gurëve për shkak se rruga ende nuk ka mirëmbajtje.

Shembje gurësh ka patur vazhdimisht edhe në aksin e Shkopetit e po ashtu edhe në aksin Klos – Qaf Buall.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb