Të paktën 2 punëtorë e kanë humbur jetën për shkak të shembjes së një miniere në provincën Chaharmahal-Bahtiari të Iranit.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, shembja ndodhi 500 metra në thellësi të minierës në rrethin Kiyar të provincës në orët e mëngjesit.
Si rezultat i incidentit thuhet se 4 punëtorë ishin bllokuar nga të cilët dy humbën jetën ndërsa dy të tjerë u shpëtuan.//AA