GRAMSH – Dy punonjës të firmës turke që po ndërton hidrocentralin në Moglicë, janë lënduar pas shembjes së një pjese të tunelit. Mësohet se dy punonjësit turq ishin duke punuar brenda tunelit të HEC-it, në momentin e ngjarjes.

Punonjësit e lënduar, janë transportuar në spitalin e Gramshit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej të lënduarve është identifikuar si Ali Perlak 34 vjeç, ndërsa identiteti i punonjësit tjetër nuk bëhet ende i ditur.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: