Të paktën pesë persona kanë ndërruar jetë dhe 24 të tjerë kanë mbetur të lënduar, pas shembjes së një ndërtese në Kajro të Egjiptit.

“Zyra e krizave të komunës, u informua në orën 3 të mëngjesit për shembjen e një ndërtese me nëntë kate”, thanë zyrtarët e komunës së Kajros në një deklarate.

Mediat e huaja shkruajnë se ekipet e kërkim – shpëtimit kanë filluar kërkimet për të gjetur personat që janë ende nën rrënojat e ndërtesës në lagjen el-Salam.

Kreu i komunës së Kajros, Khalid Abdel-Al është shprehur se të paktën 24 persona kanë mbetur të lënduar nga ky incident i tmerrshëm, ndërsa shtoi se ata janë duke u kuruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka raportime se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: