FIER– Një autobot që transportonte ujë ka renë në një nga rrugët hyrëse të qytetit te Fierit.

Autoboti ka renë si pasojë e shembjes së rrugës e cila ka hapur një gropë të madhe duke përpirë brenda saj automjetin. Rruga është shembur ne vendin e quajtur “Sharra” përballë shkollës 9 vjeçare “Pinellopi Piro”.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë të cilët kanë rrethuar vendin ku ka ndodhur rënia e mjetit pasi mendohej se gropa e shkaktuar në rrugë mund të hapej më tej.

Sipas dëshmitareve rruga është shembur si pasojë e tonazhit të lartë të autobotit si dhe për shkak të një pusetë të dëmtuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: