BURREL- Aksi rrugor Milot-Burrel është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës, dhe udhëtarët e shumtë të kësaj zone për shkak të gjendjes së amortizuar. Kjo rrugë lidh Tiranën me Peshkopinë, dhe lëvizja e mjeteve është e madhe, ndonëse gjendja e këtij aksi përbën një rrezik të vërtetë për udhëtarët.

Prej disa javësh, një pjesë e rrugës është shembur në afërsi të fshatit Skuraj.

Gjysma e rrugës është shembur, dhe për pasojë mjetet janë të detyruara të lëvizin vetëm në njërën korsi.

Ndonëse janë vendosur disa struktura metalike, rreziku për drejtuesit e mjeteve është i madh, sidomos gjatë natës.

Shembja e rrugës ka ndodhur para disa javësh, por deri më tani nuk është marrë asnjë njeri për ta sistemuar atë. Ndërkohë banorët që udhëtojnë në këtë rrugë shprehen se u rrezikohet jeta çdo ditë, pasi rruga është ngushtuar dhe nuk ka asnjë sinjalistikë rreziku.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: