Afro 400 banorë kanë mbetur të bllokuar për shkak të shembjes së një ure në fshatin Rragam të njësisë Guri Zi. Po ashtu ajo rrugë shërben edhe për dy diga që janë të një rëndësie të veçantë.

Për tre ditë disa turistë nga Gjermania kanë mbetur të bllokuar për shkak të shembjes së urës. Po ashtu nxënësit e atyre zonave kanë vështirësi për të shkuar në shkollë sepse nuk mund të lëvizin automjetet si dhe banorët janë të izoluar për momentin.

Banorët janë të gatshëm që të investojnë vetë për një rrugë provizore derisa ura të rikonstruktohet, por deri më tani institucionet nuk kanë bërë asnjë lëvizje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: