Gjykata e Fier ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për 52-vjeçari Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darëzezes me mjet të tonazhit të rëndë.

Pavarësisht tentativës së tij, mjeti ra në lumë dhe ura u shkatërrua. Sipas policisë, shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar.

Me shembjen e urës banorët e kësaj zone kanë mbetur të bllokuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: