SHBA

Pallati 12-katësh që u shemb në Miami të SHBA kishte problem prej dekadash. Ekspertët konfirmojnë se ndërtesa ishte 40-vjeçare, por prej vitit 1990 ishte zhytur dhe ishte e paqëndrueshme.

Po ashtu ajo ishte në process ricertifikimi dhe po i bëheshin riparime, kryesisht në çati, por besohet se shembja nuk erdhi nga punimet lart.

Gjithsesi autoritetet do të fillojnë hetimin pas misionit të shpëtimit pasi ende disa qytetarë janë nën rrënoja.

Ndërtesa zhytej 2 milimetra në vit për 3 dekadat e fundit dhe kjo mund të ketë ndikuar në strukturën e saj deri në shembje ditën e djeshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb