Banorët e lagjes ‘5 Maji’ kanë zhvilluar një protestë para Parlamentit, pasi  banesat e tyre preken nga projekti i rindërtimit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorë të Laprakës.

Protestuesit i janë afruar hyrjes së parlamenti, po janë penguar nga policia. Nga ana e protestuesve është kërkuar që policia të bashkohet me ta.

‘Ata kanë kërkuar që gjithçka të bëhet transparentë dhe të dokumentohet përmes noterizimit, hapësira e banimit dhe koha se kur ata do të marrin shtëpitë e reja, pasi ata kanë theksuar se nuk kanë asnjë informacion’, tha gazetari Erjon Skëndaj.

‘Po shkatërrohen 1500 familje. Janë edhe 1500 të tjera në Laprakë, çfarë o të ndodhë me këta.

‘Ty të kanë vjedhur lekët e çizmeve, në dimër t’i ke ftohtë. Kemi dalë në dhe kemi protestuar për ju’, shprehet një qytetar ndërsa konfliktohet me policinë.

Protestes i jane bashkuar edhe deputetët, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këllici dhe ish deputeti Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: