Banorët e ‘5 Majit’ dhe të Paskuqanit kanë protestuar ditën sotme pranë ambienteve të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve.

Ata kërkojnë informacion se si do të procedohet me banesat e tyre.

“Të vijnë të na japin informacioni se si do të procedohet. Çdo person i Tiranës ka nevojë të dijë se si do të trajtohen, duhet të dinë se si do të veprohet me ta apo do të qëndrojnë në qiell të hapur. Kjo është e drejta jonë, na e garanton Kushtetuta”, tha një nga banorët.

Ndërkohë banorët janë njoftuar nga Drejtori i  Shpronësimeve se do t’i presë në zyrë , një grup që përfaqëson banorët, për të mësuar më shumë detaje rreth situatës dhe shqetësimeve të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb