Në një kohë kur sot thuhet se do të nisë shembja e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë paralajmëruar një tjetër protestë.

Teksa bllokuan dje rrugën, duke ndalur qarkullimin e automjeteve për disa orë, banorët thanë se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund, ndërsa nuk do të ndalen deri sa qeveria t’i dëmshpërblejë. Kujtojmë se për 15 ditë më radhë banorët e Unazës së Re protestuan kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave, ndërsa akuzuan këtë të fundit se do t’i nxjerrë në rrugë dhe pa i dëmshpërblyer.

Po ashtu edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se nuk është e qartë leja e ndërtimit për këtë projekt, duke shtuar se qeveria duhet të gjente një zgjidhje për banorët e kësaj zone.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb