HIMARE- Pas situatën së tensionuar sot në Jalë, ku IKMT po shemb banesat e disa banorëve, deputetët e Partisë Demokratike të këtij qarku janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se në mbështetje të banorëve po shkojnë deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj.

PD dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, pasi pretendon se ai është kundër interesit të banoreve të Jalit.

Sakaq, ditën e sotme aksioni për shembjen e ndërtesave në Jalë, u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët pretendojnë se banesat i kanë me leje. Po ashtu ata pretendojnë se nuk lejohen nga policia që të futen në banesat e tyre për të marrë sende dhe të hollat e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: