Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, është ndalur te shembja e banesave në zonën e “5 Majit”.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai tregon të gjitha nenet që duhet zbatohen për banorët e këtij komuniteti, duke shtuar, se bazuar në ligjin, bashkia ka të drejtë të marrë 3% të sipërfaqes së ndërtuar, për ta përdorur për strehimin social të qytetarëve në nevojë.

Postimi i Vasilit:

Kerkese zyrtare Veliajt per 3% e siperfaqeve te lejeve te ndertimit, per strehim social!(Dokumenti).
Tirana eshte permbytur nga dhjetra e qindra kulla gjigande ane e mbane qytetit.
Ne maj te vitit 2018 u miratua LIGJI Nr. 22/2018 PËR STREHIMIN SOCIAL.
Pra Bashkia bazuar ne kete Ligj ka te drejte te marre 3% te siperfaqes se ndertuar, per ta perdorurur per strehimin social te qytetareve ne nevoje
Ne kete Ligj NENI 19 i tij percakton se:

“1. Çdo subjekt privat që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale. Kjo sipërfaqe, në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, mund të jepet në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi. Kontrata që nënshkruhet mes palëve për kalimin e sipërfaqes ndërtimore në favor të fondit publik të banesave sociale, regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

“2. Nëse një subjekt që aplikon për leje zhvillimore për ndërtim banese, për efekt përfitimi, kërkon rritje të intensitetit të ndërtimit, në përputhje me standardet e miratuara në planin vendor dhe vetëm atëherë kur bashkia ka miratuar një plan vendor, atij mund t’i akordohet shtesa në intensitet përkundrejt përfitimit të një sipërfaqeje ndërtimi në favor të bashkisë, për strehim social, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
Ndersa banoret e 5 majit masakrohen nga shteti dhe nga policia dhe gjenden nje qind sebepe per prishjen e banesave te tyre.
Bashkia e Tiranes ka dhene qindra mijra metra katror leje ndertimi dhe per pasoje ka te drejte me Ligj te marre mijra metra katrore apartamente per te zgjidhur emergjencat e qytetareve per banim qofte per rastin e termetit apo per raste te tjera.
Per kete arsye i kam kerkuar informacion zyrtar Kryetarit te Bashkise se Tiranes Erion Veliaj se sa metra katror jane marre nga ndertimet e reja ne Tirane per banesa sociale.
I kam kerkuar konkretisht Kryetarit te Bashkise se Tiranes te jape informacion per keto çeshtje:

1. Numri i lejeve të ndërtimit për objekte me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 metra katrorë, përfshire dhe objektet rezidenciale, si dhe, sipërfaqen totale ndërtimore të banimit, nga hyrja në fuqi e ligjit 22/2018;

2. Bazuar në ligjin 22/2018, neni 19, sa është sipërfaqja ndërtimore e banimit në metra katror, e përfituar nga Bashkia Tiranë, nga hyrja në fuqi e ligjit 22/2018;

3. Bazuar në ligjin 22/2018, sa është sipërfaqja e marr në dorëzim nga Bashkia Tiranë deri më sot;

4. Si është shpërndarë kjo sipërfaqe;

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb