TIRANË

Emisioni “Vila 24” ka sjellë në ekran sot ushtrime profesionale joge nga terapistja Ada Komani. Ajo në respekt të pozitivitetit dhe unifikimit me natyrën, ka sugjeruar lëvizje fizike dhe jo vetëm, në kërkim të harmonisë së brendshme të organizmit.

Në një bisedë me moderatoren Androniki Kolda, Komani tregoi se si mund të çlirojmë veten nga ngarkesat e ankthit e stresit, jo pak të dëmshme për organizmin, por edhe të përhapura në masë. Ushtrime për të gjetur balancën e trurit, meditimin apo edhe skanerin e plotë të energjive trupore ajo i ka ilustruar para kameras me moderatoren Kolka.

Më tej Komani rrëfen se si ka mundur të përballojë infektimin me Covid-19 dhe lehtësimi që ka arritur përmes jogës apo meditimit. Komani këshillon edhe një lloj ushqimi i cili sipas saj, ndihmon trupin të shkarkojë stresin e ankthin. Gjatë praktikës ajo përdori edhe një metodë të patransmetuar ndonjëherë në mediat shqiptare, duke “shembur” muret që  ngrihen përqark zemrës kur dikush kalon një situatë jo shumë të këndshme apo si pasojë e traumave të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: