SARANDE- Në bazë të kërkesës nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), për prishjen e objekteve informale në zonën e “Syrit të Kaltër”, në Sarandë ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë.

OSHEE bën me dije se do të stakojë energjinë elektrike nga ora 09:00 deri në 13:00, periudhë për kryerjen e aksionit, për arsye sigurie.

OSHEE ka marrë masat e kufizimit të energjisë, duke lokalizuar vendin ku do të kryhet ditën e sotme aksioni i IKMT.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb