Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve për shembjen e bllokut të pallateve në rrugën ‘Myslym Keta’.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili thekson se banditët nuk lanë banorët as të mblidhnin plaçkat.

Sipas tij, mbrojtja e vetme është ligji

REAGIMI I PLOTE
Nga Teatri, Astiri, Bregu i Lumit,5 Maji Rr.Myslym Keta i njejti agresor Veliaj!
Sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes.

U sulmua me terbim dhe aq rrembim edhe pallati tek Rr.Myslym Keta sa banditet nuk u lane banoreve as te mblidhnin plaçkat tamam.
Pallati tek Rr.Myslym Keta qendroi ne kembe tre vjet pas termetit, por tani horrave te Bashkise me Veliajn ne krye nuk u priste puna me asnje ore dhe u versulen.
Ashtu sic nuk i priste puna per Teatrin, qe ka dy vjet i prishur, por u sulmua ne mes te pandemise nga vandalet dhe hajdutet e Bashkise e te policise se nuk ju priste hajduteria.
Ashtu sic u sulmua e mbyten me gaz burra gra femije e te moshuar ne Astir.
Ashtu sic u sulmuan, u dhunuan dhe u shkaterruan egersisht tek Bregu i Lumit.
Ashtu sic u sulmuan, u arrestuan banotet e te gjitha moshave kur shkaterruan banditet tek 5 maji.

Pra qytetare mos harroni sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes.

Qytetare te Tiranes mos mendoni se jini te qete ne se jeni ne pallat apo nje shtepi private, se po ja vune syrin Veliaj me biznesmenet, qe ka perqark, do t’jua shkaterroje dhe do t’ju hedhe ne rruge te madhe ashtu sic kane bere dhe bejne ane e mbane Tiranes.
Mbrojtja e vetme eshte ligji.
Por qe ta kemi kete siguri, keta horra antiligj dhe antishtet duhen larguar nje ore e me pare me voten masive te qytetareve, qe duan te jetojne te qete dhe te mbrojtur. Mos harroni qytetare, mbreme ishin tek Rr.Myslym Keta neser do te jene ne deren tuaj!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb