Ndonëse ekipet e kërkim-shpëtimit janë dukë kërkuar në rrënoja për shpëtimin e jetëve, autoritetet, po hetojnë shkaqet që dërguan në shembjen e pallatit 12-katësh në Miami të SHBA-ve.

Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi një video të re, e cila shfaq momentet pak para se të ndodhte shembja tragjike. Video është siguruara nga Adriana Sarmiento, e cila ka publikuar në “Tik Tok”, pamje të pallatit.

Në videon e publikuar, shihet se si në zonën e parkingut ka një rrjedhje uji, ndërsa 7 minuta më vonë, ndërtesa u rrafshua dhe qindra njerëz mbetën të ngecur nën gërmadha.

Sarmiento ka thënë për mediat se ka paralajmëruar njerëzit për rrezikun, por ato i injoruan thirrjet e saj, duke pretenduar se ishte një alarm i kotë. Një inxhinier, ka thënë se një nga shkaqet mund të jetë edhe rritja e vëllimit të ujit në pishinë, çka ka rritur më tej peshën e saj dhe ka shkaktuar shembjen.
Por, edhe në një raport të publikuar në vitin 2018-ë, shihet, se pallati kishte plasaritje të shumta në tavan, kolonat mbajtëse dhe mure.

Asokohe u tha se pallati duhej të rikonstruktohej, por një hap i tillë nuk u ndërmor asnjëherë. Sakaq, vlen të përmendet se kërkimet janë duke vazhduar në pallatin e shembur. Aktualisht 18 persona janë shpallur të vdekur, ndërsa 145 të tjerë ende nuk janë gjetur.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb