SHBA

Ka shkuar në 86 numri i viktimave nga pallati i shembur në Miami të SHBA-ve.

CNN shkruan, se 62 nga 86 viktimat e gjetur deri më tani janë identifikuar, ndërsa në total, dyshohet se brenda pallatit të shembur kanë qenë 211 persona. Kujtojmë se pallati u shemb orët e para pas mesnatës së 24 qershorit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, prej javësh po vijojnë kërkimet në zonë, ndërsa shanset për të gjetur nën rrënoja të mbijetuar janë shuar plotësisht. Kujtojmë se pallati i shembur, ishte raportuar me probleme që në vitin 2018.

Në një raport të përpiluar nga ekspertë, thuhej se në zonën e parkingut, kishte plasaritje të shumta në kolonat mbajtëse, tavane e mure. Ekspertët asokohe thanë se pallati duhej t’i nënshtrohej një rikonstruksioni, por ky hap, nuk u ndërmor asnjëherë.

Për efekte sigurie, janë vakuar edhe banorët e pallatit ngjitur, të ngjashëm për nga struktura me atë që u shemb. Autoritetet kanë thënë se pallati aktual nuk ka paraqitur probleme, por evakuimi bëhet për të shmangur një tjetër tragjedi të rëndë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb