SHBA

Një pallat 12-katësh është shembur pjesërisht në Florida, duke lënë të vdekur 1 person e shumë të tjerë nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren, ku po kërkojnë për gjetjen e personave që ndodhen nën godinën e shembur.

BBC, ka sjell pamjet ku është fiksuar momenti i shpëtimit të një vogëlushi, i cili fatmirësisht nuk duket se ka marrë dëmtime të rënda.

Kërkimet nga ekipet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar, ndërsa aktualisht, 8 persona janë të dëmtuar rendë, ndërkohë dyshohet për dhjetëra të tjerë nën gërmadhat e ndërtesës.

Kujtojmë, që shembja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaku i shembjes ende nuk dihet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb