I ndodhur në Vlorë në një komunikim me gazetarët, Presidenti Meta ka komentuar edhe rastin më të fundit, atë të çarjes e shembjes së një pjese të rrugës në Borsh, pas reshjeve të ditëve të fundit.

I pari i shtetit e drejtoi gishtin nga qeveria, veçanërisht tek kryeministri, i cili sipas Metës, zgjedh të puthë në ballë pronarin e kompanisë përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge.

“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”,- u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: