TIRANE- Pavarësisht se dje Kuvendi miratoi në parim me votat e maxhorancës projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, artistët, shoqëria cilivile dhe qytetarë nuk janë ndalur me protestat. Siç paralajmëruan dje pak pas miratimit të ligjit, se sot do të vijonin protestën, artistët janë mbledhur sërish tek Teatri Kombëtar, ndërsa kundërshtojnë vendimin për shembjen e godinës. Gjatë fjalës së tij regjisori Robert Budina pohoi se të gjithë artistët e dinin se do të miratohej ky ligj. Ai theksoi me ironi se tashmë ai e di që jeton në një vend me regjim diktatorial.

“Ne e dinim të gjithë që ai ligj do kalonte për miratim. Por tani jam më i qetë se e di që jam në diktaturë. Tani është ngjallur ajo fije shprese që ne na mungonte. Dje na thanë që kishte një skenar për të pasur trazira, na tha policia që mund të acarohej situata, por kjo gjë nuk ndodhi treguam qytetari deri në fund”, pohoi Budina.

Projektligji për Teatrin Kombëtar u miratua mbrëmë mes shumë tensionesh në Kuvend me 75 vota pro. Anëtarët e opozitës nuk votuan madje hodhën kartonët e kuq në drejtim të kryeministrit Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb