TIRANE- Në një kohë kur pritet nëse ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar të dekretohet apo jo nga presidenti Ilir Meta, artistët i kanë dërguar atij një letër, ku kërkojnë rishikimin e projektligjit.

Në një deklaratë para mediave nga jashtë institucionit të Presidencës, artistët i kanë kërkuar Metës një takim.

Në letrën në fjalë thuhet se Gjykata Kushtetuese mungon për shkak të kuorumit, ndaj edhe sipas tyre Meta duhet të ndërhyjë për të rishikuar ligjin, si hallka e fundit. “Përgjegjësia bie mbi ju dhe është vendimtare. Ligji shkel balancën mes pushteteve. Ju duhet të ishin filtri i parafundit në këtë proces. Por meqë mungon Kushtetuesja, ju jeni filtri i fundit. Riktheheni atë për rishqyrtim”, thuhet në letër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb