Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Rudina Hajdarit lidhur me Reformën Zgjedhore dhe tek debate për ndryshimin e sistemit por edhe për Teatrin Kombëtar.

Rama në fakt i është përgjigjur Hajdarit me mesazhin e një personi në FB që ai pretendon se është militant democrat.

Rama citon se në 2013 thanë për të se do bjerë pasi bënte premtime që nuk mund të mbahen. Në 2017 pritën popullin tek çadra, por shkoi Luli dhe i tha dilni se fituam. Më pas në Astir fitorja e vetme ishte që Edi Rama nga Vlora në Tiranë i ra prej Elbasanit, populli nuk erdhi, erdhën fadromat dhe ngeli vetëm libri i cunnit të Fahriut.

Më pas thotë Rama lepuri flinte tek Teatri kurse tani Basha i ka vënë syrin Reformës Zgjedhore.

 

”Nuk ja vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the, dhe I dëgjon të përkthyera gabim gna shqipja në shqip.

Po shfrytëzoj këtë replikë për të, për t’ju lexuar një koment nga f b të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua por në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të karakatinës italiane tek Teatri.

 

 

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini që do bjeri shpejt se ka premtuar gjëra që sbëhen. Erdhi 2015 na iku dhe Tirona dhe na erdhi një tjetër.

Na thatë futemi në çadra se do bjeri, se do vijë populli,  populli nuk erdhi erdh Luli tha dilni se fituam. Pastaj na than a e futi Amerika.

 

Ikët nga parlamenti, na ikën dhe bashkitë, populli nuk erdhi se u tretën edhe ata të bashkive. Pastaj na thanë hajde tek Astiri. Fitorja e vetme ishte që Edvini

 

Libri I cunnit të Fahriut tek Astiri. Pastaj na doli që lepuri fle tek Teatri. Iku dhe Teatri dhe populli prap nuk erdhi, kurse tani Luli e paska synin tek Reforma Zgjedhore.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb