TIRANE – Që prej mëngjesit të sotëm, artistë, aktivistë e qytetarë të thjeshtë vijojnë të protestojnë përpara parlamentit kundër votimit të projekligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Robert Budina tha për BalkanWeb se populli e ka marrë mesazhin dhe ka dalë në mbështetje të mbrojtjes së historisë dhe identitetit të qytetit, raporton gazetarja Anxhela Devole.

Më tej regjisori paralajmëroi se nëse do të votohet projektligji atëherë do të ketë surpriza nga artistët.

“Protesta do të vazhdojë deri kur parlamentarët t’i vënë gishtin kokës, dhe të respektojnë demokracinë. Ky masivizim i protestës sot ishte i plotë, e kanë marrë mesazhin tonë. Njerëzit e kuptuan se për çfarë jemi ne këtu. Këtu bëhet fjalë për një projektlgij që do vjedhë pronën publike, rënia e Teatrit është kështjella e fundit e kështu do të bien të gjithë vendet historike të qytetit, duke e bërë atë një vend pa identitet. Populli e ka marrë mesazhin. Ne artistët kemi vetëm një betejë, rënien e ligjit dhe jo ndërrimin e pushtetit.

Ne do e ndjekim këtë proces hap pas hapi, i kemi dërguar letër Presidentit, do vazhdojmë protestat, nëse ata do vazhdojnë të ngulmojnë, do kenë surpriza prej nesh, dhe do t’i marrin të merituara.

Opozita ka pranuar të flaës me qytetarët, opozita nuk vepron më dot e vetme, ka nevojë për qytetarët. Kryeministri po kthehet në një sulltan autocrat që nuk pyet për njeri,” tha Budina.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: