Shembja e masive e dheut në lagjen “Kodra e keqe” në fshatin Baz, ka bërë që dy familje të mbeten të rrezikuara pasi shembja iu është afruar banesave.

Ylli Cakoni thotë se shembja ka nisur që para një viti dhe se vëllai i tij është detyruar të largohet, pasi shtëpia iu kthye e pabanueshme. Ylli tregon se gjithë investimi i bërë prej vitesh ka shkuar dëm, qoftë në vreshtari apo dhe banesën e re në të cilën nuk kanë qëndruar në të pothuajse asnjë ditë. Ndonëse vëllai i tij është larguar, ai kërkon ndihmën e shtetit për zgjidhjen e këtij problemi.

Por shembja e këtij masivi toke, nuk ka dëmtuar vetëm banesën e vëllezërve Cakoni. Rruga e lagjes është dëmtuar duke u bërë e pakalueshme për shkak të kësaj shembjeje. Marie Gjini shprehet se rruga do të shembet plotësisht nëse nuk ndërhyhet në të. Ajo tregon se në mungesë të rrugës, djalin e saj të sëmurë është dashur ta transportojnë në krah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb