ITALI– Më shumë se 300 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses janë aktualisht në terren, ndërsa gërmojnë pa pushim për të gjetur të tjerë njerëz që mund t’i kenë mbijetuar tragjedisë sot në Genova.

Mësohet se 92 automjete janë vendin ku u shemb ura Morandi, ndërsa kërkimet do të vijojnë edhe përgjatë natës, shkruan ‘Tgcom’. Mediat italiane raportojnë se 10 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Ndërkohë, në spitalin e San Martinos aktualisht ndodhen të afërm të viktimave, të cilët bëjnë të mundur edhe identifikimin e trupave të pajetë, ndërsa numri i tyre ka shkuar në 35. Mes viktimave raportohet edhe për një djalë 10-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Deri më tani janë identifikuar vetëm 20 viktima.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: