ITALI– “Ende nuk kemi filluar të gërmojmë. Po merreshim me makinat dhe ata qytetarë që nuk ishin nën rrënoja. Tashmë vjen pjesa më e vështirë”. Kështu deklaruan punonjësit e kërkim-shpëtimin, të cilët do të nisin nga puna për gjetjen e të mbijetuarve që mund të kenë ngelur nën rrënojat pas shembjes së urës në Genova.

Ndërkohë, kreu i zjarrfikëses, Bruno Frattasi pohoi se kërkimet do të vijojnë edhe gjatë natës. “Operacioni është shumë kompleks dhe i vështirë për shkak të trarëve të mëdhenj të betonit”, tha ai.

Deri më tani numri i viktimave pas shembjes së urës Morandi ka shkuar në 35, ndërsa pritet që bilanci të rritet. Kjo pasi 10 persona rezultojnë edhe të zhdukur nën rrënoja, ndërsa 13 aktualisht qëndrojnë në spital.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: