E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Elisa Spiropali u ndal edhe tek protesta e banorëve të “5 majit” të cilët kanë kundërshtuar projektin që prek banesat e tyre.

Spiropali gjatë bisedës në studion me gazetaren Nisida Tufa tha se asnjë banor nuk do të mbetet i pastrehuar, edhe në rast se banesat e tyre janë pa leje.

Nga ana tjetër , ajo shtoi se banorët duhet ta kenë të qartë se projektet zhvillimore të një shteti , nuk mund të pengohen për shkak të problemeve të paligjshmërisë.

“Me një ndjeshmëri shumë të madhe për atë çështje sidomos për banorët në të gjitha zonat ku preken sepse janë njerëz ku të gjithë punën e kanë hedhur në shtëpitë e tyre. Nuk prek këtu nëse janë me leje apo pa leje sepse në fund të fundit i ka lejuar shteti. Ka një rikualifikim urban të nivelit të lartë dhe asnjë nuk do të mbetet jashtë apo i pastrehë , kanë apo kanë legalizim dhe besoj se ky është maksimumi për banorët . E njëjta gjë është edhe për Unazën, ne nuk do të lëmë asnjë njeri jashtë. Do të marrin shtëpi në bazë të metrave katror që ata kanë pasur. Ne kemi ndryshuar edhe ligjin, patjetër do të ketë edhe negociata,. Por banorët duhet ta kenë të qartë se projekte zhvillimore të një shteti nuk mund të pengohen për shkak të problemeve të paligjshmërisë”, tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: