Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kompozitorit dibran Përparim Tomçini.

Meta thotë se Tomçini me mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike do të kujtohet me nderim për trashëgiminë e çmuar që la pas në muzikë e art si dhe si një shembul frymëzimi dhe motivimi.

 

 

STATUSI NGA ILIR META

I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar dhe kompozitorit të njohur dibran, Përparim Tomçini.
Me një krijimtari të suksesshme muzikore dhe mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike, trashëgimia e çmuar që la pas në muzikë dhe art do të kujtohet gjithmonë me nderim, si një shembull frymëzimi dhe motivimi për brezat e rinj të artistëve shqiptarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb