TIRANË

Eksperti i Sigurisë, Shemsi Prençi hodhi dyshime të forta ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit gjatë aksionit të ndjekjes së autorëve, të cilët grabitën nga barku i avionit të Rinasit rreth 10 mln euro.

Ai tha në emisionin të “Taekspozuarit” në News 24 se drejtuesi i operacionit nuk është koordinuar siç duhet me sallën operative dhe për pasojë grabitësit kanë pasur mundësi të largohen.

“Pse nuk e ndoqi policia grupin kriminal? Mikrobusi i policisë nuk kori asnjë dëmtim. Këto janë opinione të miat. Pse humbi kontrollin dhe pse policia humbi kontaktin me grabitësit. Si humbi kontrollin policia dhe si i lejuan autorët të kalojnë thasët nga një furgon në tjetrin. RENEA është e specializuar dhe nuk i paragjykojë fare.  Mua më bën të dyshoj se pate kontakt dhe e humbe atë në vendin e betejës, e vrave një, pse nuk e ndoqe? Është në parim që komandanti i grupit duhet të kërkojë ndihmë. Komanda e sallës së operative nuk ka koordinuar në kohën e duhur veprimet”, tha ai.

Nga ana tjetër, ish-drejtori i Sigurisë në Autoritetit e Aviacionit Civil, Martin Biba pohoi se problem kryesor mbetet rekrutimi i profesionistëve në administratë.

“Lubonja kapi një pikë shumë të mirë. A do të këtë profesionistë në administratën shqiptare, a do të shtohet ky numër. A do të mundemi ne të vlerësojmë  atë që është bërë mirë.  Ne çalojmë në auditime dhe në inspektime”, tha ai.

Për Prençin, grabitja e miliona eurove në aeroportin e Rinasit ka cenuar rëndë jo vetëm sigurinë kombëtare, por edhe atë rajonale.

“Është cenuar siguria kombëtare, por edhe ajo rajonale, sepse autorët mund të merrnin peng edhe avionin. Veprimet e shtetit shqiptar kanë cenuar sigurinë kombëtare”- shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb