Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vë në skenë baletin e koreografit te njohur shqiptaro-francez, Angjelin Preljocaj, “Annonciaton”.
Pjesa vjen premierë në Shqipëri, ndërsa në Francë është vënë në vitet 1990, ndërsa bashkë me të ringjitet edhe pjesa “La stravaganza” në datat 24-25 shtator ora 19:00.
Asistentja e Preljocaj, që ka punuar me trupën shqiptare të Baletit, shpjegoi konceptin që lidhet me Shën Mërinë.
NATALIE NADIC: Annonciaton është një pjesë që është krijuar më 1995 dhe shënon fillimin e karrierës së Angjelin Preljocaj. Është një krijim që ka të bëjë me Shën Mërinë dhe Engjellin Gabriel. Ajo turbullohet nga mesazhi i Engjëllit Gabriel. Shën Mëria ka një ndjesi revolte dhe pranimi. Kemi punuar për të gjetur teknikën e kërcimit të kësaj pjese. Është një punë ndryshe për balerinët e Operas, sepse duhet shumë precizion.
“Annciaton”, është pjesë e emblematikës. Çmimet e biletave variojnë nga 800 leke deri ne 2 mije leke ne varesi te uleseve ne salle, sipas nje vkm-je te dy viteve me pare qe ka rritur biletat për të gjitha institucionet e artit dhe kultures në vend.
Shfaqja është ndjekur mbrëmjen e kaluar edhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila në fund të aktivitetit, e shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka vizituar ambientet e teatrit të rikonstruktuar.
(BalkanWeb)