Shën Valentini po afron dhe dhuratat janë nga më të ndryshmet. Për ta bërë këtë ditë sa më të larmishme, televizione dhe radio zgjedhin të bëjnë konkurse nga më të argëtueset ku fituesit përfitojnë udhëtime, darka romantike etj. Por ndryshe vepron një radio amerikane në Florida. Radio 97X, Panama City jep si cmim për konkurrentin fitues një përvojë ndryshe, seks me 3 pornostare të famshme.

Pyetja është shumë e thjeshtë. Ata do të pyesin konkurrentin se përse do të bëhet pornostar. Pas kësaj ata do të përzgjedhin përgjigjen më të bukur dhe fituesi do realizojë një katërshe me 3 pornostaret Sarah Jay, Layla Price, and Jennifer White. Kjo marrëdhënie do të filmohet, do të bëhet publike për dashamirësit e pornos dhe fituesi mund të jetë pornostari i ardhshëm.

Ajo që duhet të bëni është që të plotësoni një formular, të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni probleme shëndetësore dhe mbi të gjitha të jeni një mashkull pa angazhime.
Gjithcka që mbetet është të mendoheni mirë, se nesër do të martoheni dhe do të keni fëmijë. Kjo video do të shihet nga të gjithë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: