Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill, do të festojnë së bashku Shën Valentinin e parë në Shtëpinë e Bardhë.

Jill ka bërë çdo gjë gati dhe ka nisur ë dekorojë ambientet e shtëpisë me rastin e ditës së të dashuruarve. Zonja e Parë ka thënë për gazetarët se i ka bërë zbukurimet para kohe, pasi dëshironte që të ndante një mesazh gëzimi në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ndërkohë vetë presidenti amerikan u tha gazetarëve se Dita e Shën Valentinit ka qenë gjithmonë e veçantë për Zonjën e Parë dhe tregoi një histori nga ditët e tij si nënpresident kur ajo zbukuronte çdo dritare në zyrën e tij.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, presidenti dhe Zonja e Parë, me filxhanë kafeje në duar e dy qentë e tyre, përshkuan lëndinën e Shtëpisë së Bardhë mes pankartave gjigante në formë zemre që mbanin mesazhe të tilla si “shërim”, “kurajo” dhe “dhembshuri”.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb