Ashtu si çdo vit, nuk kanë munguar urimet romantike për Shën Valentin nga çiftet VIP të showbizit shqiptar. Ata kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale, foto dhe video me dedikime, lule dhe dhurata. Ja si po e kalojnë ditën e të dashuruarve VIP-at shqiptarë.

Ata janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Pas aludimeve të shumta dhe videove virale në rrjet, dyshja e konfirmuan lidhjen e tyre nëpërmjet postimeve në Instagram. Ndërsa nuk ka munguar as fotoja e çiftit më të ri të showbizit në ditën e të dashuruarve. “Ti më ke mua”, shkruan këngëtarja në foton me të dashurin e saj. Për sa i përket destinacioni të çiftit, ata nuk kanë preferuar ende ta ndajnë me fansat.

Çfiti i njohur i showbizit kanë shijuar së fundmi pushimet romantike në Dubai, por me sa duket janë rikthyer në Shquipëri. Aktorja ka postuar në Instastory një foto nga qendra e Tiranës ku nuk ka munguar as urimi për bashkëshortin e saj, producentin dhe këngëtarin Elgit Doda. Nga ana tjetër edhe ai ka bërë urimin e tij me një foto mjaft të ëmbël nga pushimet së bashku me aktoren.

Çifti Elita Rudi dhe Gjiko kanë bërë gjithashtu urimin e tyre për festën e të dashuruarve nëpërmjet një sërë fotosh në llogaritë e tyre në Instagram. Në foton e fundit të publikuar nga moderatoja, duket se çifti kanë vendosur ta kalojnë në shtëpi festën, me fëmijën e tyre.

Prej muajsh tashmë, Rita Ora është në një lidhje me regjisorin 43 vjeçar Taika Waititin. Në ditën e Shën Valentinit çifti kanë qenë të pranishëm në shfaqjen më të madhe të muzikës me numrin rekord të shikimeve ndër vite ‘’Super BoWl’’. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me fansat disa foto nga eventi së bashku me të dashurin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktorja shqipatare ka shumë për të festuar këto ditë. Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale ajo ka treguar se përveç Shën Valentinit, feston 5-vjetorin me partnerin e saj dhe ditëlindjen e saj të 30-të. Sigurisht nuk ka munguar as urimi i aktorit të njohur turk, i cili ka shprehu përsëri publikisht dashurinë e tij për 30-vjeçaren, Çifti me sa duket kanë zgjedhur të festojnë duke darkuar së bashku në një restorant, ku nuk mungon torta për “vajzën e ditëlindjes”.

Aktorja e humorit dhe ish-deputeti janë martuar vitin e kaluar ku më pas realizuan për damën e tyre një festë madhështore. Në ditën e të dashuruarve, nuk ka munguar urimi nga Dembacaj e cila ka postuar një sërë fotosh në Instagram ku shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin jetë”. Me sa duket nga postimet e saj, çifti do ta kalojnë festën në restorantin e aktores.

Dy këngëtarët e mirënjohur janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbizit shqiptar. Nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale ata kanë bërë dedikime romantike për njëri-tjetrin, madje Alban Skënderaj i ka dedikuar një këngë bashkëshortes së tij, të titulluar “Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”. Megjithatë çifti me sa duket nuk do mund të festojnë me një darkë romantike apo pushime, pasi këngëtari ka njoftuar se është i ftuar në një club në Srandë për ditën e të dashuruarve.

Çfiti simpatik i Big Brother Vip, po shijojën romacën e tyre jashtë shtëpise, dhe nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme. Por për sa i përket Shën Valentinit, Dj nga Kosova me sa duket ka rezervuar nëj surprizë të vecantë për të dashurë e tij, duke i dhuruar trëndafila të kuq në mes të një emisioni.

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj ka bërë një urim special për bashkëshortin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl, në ditën e të dashuruarve. “Gëzuar Shën Valentinin Dashuria ime. Të dua”, shkroi ajo bashkëngjitur me një sërë fotosh në Instagramin e saj. Ndër të tjera ajo ndau me fansat dhuratat që Jakub i ka dërguar asaj në ditën e festës. Me sa duket çifti po festojnë në një restorant duke pirë shampanjë.

Bieta dhe Albani janë një ndër dyshet më të dashura për publikun. Para se të ishin një çift në jetën e përditshme, ata ishin një çift në vendin e punës. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa foto të Shën Valentinit të çiftit ndër vite.

Çifti tashmë prej 17 vitesh të martuar kanë zgjedhur ta kalojnë Shën Valentinin në një qytet bregdetar. Në urimin e aktorit të humorit, nuk kanë munguar as batutat. Ai shkruan: “I thashë- a do të ta blej atë jahtin, më tha- jo, më mjafton ti. U lehtesova, se kush rri e futet ne kredi…!”, duke e shoqëruar me një zemër.

Çifti kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale foto së bashku me djalin e tyre, Lian, në Zelandën e Re. Këngëtarja njofton se sot është dita e parë e shkollës së djalit të tyre, ndërsa Big Basta në foton e shpërndarë shkruan: “Holiday mood! Gezuar festen e hashures! Nga PJ Masks Headquarters!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb