TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron se sistemi shëndetësor më i godituri e i diskriminuari nga buxheti. Shehu deklaroi dje në kuvend se ndryshimet në Buxhet sot janë shëmbëlltyrë e vetë Buxhetit; Anti social, anti popullor!

Sipas tij, maxhoranca udhëhiqet për qytetarët nga lejtmotivi: “O paguaj o vdis!”.

POSTIMI I PLOTË
Shëndetësia e Rilindjes: “O paguaj o vdis”!
Fjala në Kuvend.
Kushdo që tenton të cenojë Parlamentin godet demokracinë.
Ndryshimet në Buxhet sot janë shëmbëlltyrë e vetë Buxhetit.
Anti social, anti popullor!
Sistemi shëndetësor më i godituri e i diskriminuari nga Buxheti.
Maxhoranca udhëhiqet për qytetarët nga lejtmotivi:
“O paguaj o vdis!”
Kështu e ka katandisur shëndetësinë tonë!
Niveli i rimbursimeve ndër më të ulëtat në Botë.
Qytetari detyrohet të drejtohet tek privati duke paguar edhe për procedura të urgjencës ekstreme.
Mjekët e personeli janë të përbuzur e nën paguar.
Është sistemi shëndetësor më i nën financuari në Rajon e Kontinentin europian.
Mbi 50% të shpenzimeve e paguan qytetari nga “xhepi”, edhe se është i siguruar.
Dhe atij i ofrohet një shërbim shumë nën nivelin europian, medikamente të origjinës të pa sigurt etj.
Është ndër sistemet më anti social që ekzistojnë në rruzull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb