TIRANE

Në përfundim të samitit për Shengenin Ballkanik, zhvilluar në Tiranë, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u shpreh se nisma të tilla i shërbejnë përmirësimit, të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Gjukanovic shprehu gjithashtu solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

“Ne vizituam zonat e prekura, pamë një numër të konsiderueshëm të banorëve që vuajnë pasojat e tërmetit. Dua të nënvizoj solidaritet me Shqipërinë, e gjithë vendet që ndodhin në situtata të ngajshme. Jemi të angazhuar në solidaritet me Shqipërinë për pasojat e këtij tërmeti.

Ju falënderoj për këtë rast  që na dhatë për të diskutuar me ju mundësitë që kjo iniciativë mund të sjellë. Sic tha edhe kryeministri Edi Rama, kjo iniciativë është pjesë përbërëse, është përfshirëse dhe të gjithë që e shohin të mirën e saj, mund të bashkohen me të. Kemi qenë anëtare në 27 iniciative rajonale, tregojnë mundësi të shkëlqyera për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon. Krijojnë mundësi për të forcuar kapacitetet tona për bashkëpunim.

Rama gjatë takimit sot, përmendi mundësinë që Mali i Zi mund të organizojë takimin tjetër. Jemi të gatshëm për ta organizuar atë, duhet të nxisim dialogun e të bëjmë përpjekje të përfshijmë të gjithë. Është shumë e rëndësishme që këto aktivitete të jenë në harmoni me iniciativa të tjera. Kemi folur për përmirësimin e lirive, bazë e minishengenit, është koha t’i zbatojmë ato .

Është e rëndësishme që cdo iniciativë ta shohim një mundësi për proges dinamik. Secili prej vendeve tona do të jetë pjesë e BE, dhe kjo është përgjegjësi e qeverive tona. Në takimin sot, shpjeguam sa mundësi ofron një takim i tillë.” u shpreh Gjukanoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb