Analistë dhe politikanë kanë diskutuar në lidhje me mini-Shengenin ballkanik dhe sidomos takimin e Edi Ramës me liderët ballkanas në Novi Sad.
Kryeredaktori i Gazetës Liberale Arion Sulo pyeti zv.ministrin e Jashtëm Etjen Xhafajn nëse kryeministri shqiptar Edi Rama i ka dërguar ftesë kryeministrit të Kosovës. Xhafaj deklaroi se Sulo flet me një gjuhë që nuk shkon për shtat me interesat e shtetit dhe kombit shqiptar.
Arion Sulo: Nuk mund të kemi Shengen Ballkanik, në rast se Sebria nuk njeh Kosovën.
Arben Malaj: Njohjet vijnë me kohën, janë në progres. Edhe Kosova dikur nuk ishte shtet dhe u bë, janë procese evolutive.
Etjen Xhafaj: Ekonomitë që janë të vogla në tërësi kur futen brenda një hapësire tregtare të duhur, ata rriten. Këtë e dëfton vetë përvoja, kudo.
Arion Sulo: Kush ishin organizatorët?
Etjen Xhafaj: Organizatorët ishin të tre.
Arion Sulo: Pse Shqipëria nuk i bëri ftesë Kosovës të marrë pjesë? Rama pse nuk i bëri ftesë kryeministrit të Kosovës?
Etjen Xhafaj: Është e qartë që ka probleme mes dy vendeve, kanë një proces dialogu. Ka vetëm një dokument ku thuhen vetëm qëllimet.
Arion Sulo: Kjo që ndodhi në Novi Sad nuk është diçka që ne e duam, por ishte e imponuar. Ju duhet të hapni negociatat me atë 18 tetor.
Etjen Xhafaj: Kështu e interpretoni ju. Nëse flasim në terma teknikë, qeveria ka për detyrë të plotësojë kriteret.
Arion Sulo: Ju shpëtoj Maqedonia e Veriut, meqë Shqipëria është në bllok për të marrë përgjigje.
Etjen Xhafaj: Jeni dashakeq ndaj vendit tuaj.
(d.xh/Balkanweb)