Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka marrë pjesë në Komisionin për Integrimin Europian ku ka folur edhe për Shengenin Ballkanik.
Balla ka thënë se Shengeni Ballkanik është paradhomë e atij Europian dhe se për të është diskutuar që në vitin 2003 në Samitin e Selanikut.

Në Komisionin e Integrimit Europian po diskutohej projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për të huajt i cilin konsiston me lehtësimin dhe përmirësimin e pajisjes me leje vize dhe pune për të huajt.
Balla tha se ky ligj për Shqipërinë është i vonuar por në kohën e duhur pasi dotë ndiqet edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

”Në çdo rast pika jonë kufitare qoftë Rinasit apo qoftë tjetër i del në sistemin tonë personi me të gjitha detajet, dhe vërtetohet vërtetësia e vizës. Ajo viza elektronike në pasaportë kjo është një gjë pozitive sipas vendeve europiane. është politikë para 50 vitesh që të vendos
Kostoja e punës së një punëtori shqiptar është hsumë më e lirë se çdo i huaj. Duhet të kuptojmë se nëse do të përmbushen kërkesat e nevojës për punëtorë në tregun shqiptar, nuk do të vijë askush.
Për të sjellë një punëtor duhet të paguash ushqimin, strehimin, rrogën etj. Nëse shkojmë si Komision në një kantier ndërtimi është e vështirë të gjesh punëtorë të kualifikuar për specialitete si hekurthyesit, kemi furnizuar vendet e tjera dhe kemi krijuar defiçiti.
Tregu jonë as bëhet fjalë që kanë koston më të ulët. Shkon 50% më pak se atë që do të marrësh nga jashtë.
Sa i përket Rajonit, ku ngrihen lart veshët e atyre që janë munduar të sulmojnë Shengenin Ballkanik në kushtet që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gjashta vende në proces integrimi dhe anëtarësimi për në BE.
Shengeni Ballkanik është paradhomë e Shengenit Europian. Nuk kemi arritur ende, por që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe është garantuar që në vitin 2003 në Selanik. Që atëhere është diskutuar për Shengen Rajonal.
Shembulli i Shqipërisë do të ndiqet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Të shpresojmë që të ndjekim një politikë eksponenciale për turizmin.
Jam i bindur që 2020 edhe prej goditjes së tërmetit duhen përgëzuar të gjithë ata sipërmarrës që po respektojnë kontratat. është ligj i vonuar por në kohën e duhur për Shqipërinë.”- tha Balla.

Por nga ana tjetër Rudina Hajdari ka dyshime për ndryshimet në punësimin e të huajve pasi ka thënë se në Shqipëri ka një problem shumë të madh me papunësinë.
”Argumenti që Shqipëria ka një kosto më të ulët të punëtorëve nuk qëndron, dhe kjo më bën të dyshoj mbi këtë projektligj. Ne kemi një problem shumë të madh me papunësinë”- replikoi Hajdari.

PROJEKLIGJI PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN PËR ‘TË HUAJT’

Projektligji synon ndryshime dhe shtesa në dy çështje kryesore që rregullohen nga ligji nr.108/2013 “Për të huajt”, i ndryshuar, konkretisht, në politikën e vizave, në krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online dhe politikën e punësimit të të huajve, në përmirësimin e disa dispozitave të lidhura me lejen e punës dhe punësimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë.
Ky projektligj ka si qëllim krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online, duke synuar zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë zbatimit të tij, lidhur me pamundësinë për të mbuluar shumë vende me misione diplomatike apo poste konsullore, që do të lëshonin vizë hyrëse në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që synojnë ta vizitojnë atë.
Ndryshimet e propozuara synojnë implementimin e sistemit të lëshimit të vizës elektronike, i cili synon integrimin e sistemeve operative në të gjitha institucionet përkatëse të ngarkuara me verifikimin e aplikimeve për vizë dhe miratimin e tyre, në funksion të një procedure të thjeshtuar, të përshpejtuar, efikase, të sigurt dhe në respekt të standardeve të kërkuara, dhe që do të reduktojë ndjeshëm kohën e ofrimit të këtij shërbimi për marrjen e një vize nga shtetasit e huaj.
Gjithashtu, projektligji synon përmirësimin e dispozitave të lidhura me çështjen e punësimit të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë, duke qartësuar afatet kohore dhe procedurat për t’u pajisur me leje pune, si dhe duke reduktuar pengesat e panevojshme për punësimin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb