Presidenti serb, Aleksandër Vuçic do të mbajë një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mësohet se videokonferenca do të mbahet më 29 qershor. Po ashtu mësohet edhe tema e diskutimit mes liderëve, ku fokusi është ‘Shengeni Ballkanik’.

Por pavarësisht ftesës, Kosova ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë takim. Kujtojmë se Kosova ka refuzuar të gjitha takimet që lidhen me ‘Shengenin Ballkanik’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb