Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është shprehur se Shengeni Ballkanik është një marrëveshje rajonale e ngjashme me CEFTA apo Berlinin, duke e quajtuar CEFTA plus apo Berlin plus. Ndërkohë ai tha se në pranverë Shqipëria dhe Maqedonia presin përgjigje në pranverë për çeljen e negociatave ndërkohë shtoi se vendet e Shengenit Ballkanik po përpiqen të shkurtojnë në vetëm një ndalesë tek Pikat Kufitare, por duke çuar mundësinë që këto pengesa të hiqen fare. Ai i çoi një mesazh Kosovës dhe Bosnjes të cilat nuk ishin prezene, duke dëshiruar tryeza të këtij Shengeni Ballkanik dhe në Prishtinë apo Sarajevë.

“ Dua të them se në takimin e ardhshëm ndoshta në Beograd në fillim të shkurtit do të nënshkruajmë Protokollin e Bashkëpunimit dhe të ndërhyrjes së shpejtë për rastet e fatkeqësive natyrore. Ajo që ne po arrijmë këtu mbas takimeve në Tiranë po bëjmë një përmbledhje. Ajo që kemi treguar si shembull nga Ohri vetëm në 4 javë kemi nënshkruar marrëveshjen për Pikat Kufitare që është shumë e rëndësishme tregojmë të mirën që ka Shengeni Ballkanik.

Thirrje për ata që e refuzojnë kjo iniciativë ka shumë të mira, duhet t’i bashkohen. Do të donim treyeza dhe në Sarajevë apo Prishtinë. Pikat Kufitare do të shndërrohen me një ndalesë në të ardhmen, por më pas nuk do të kenë asnjë. Në shkurt nënshkruajmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë vetëm me karta identiteti brenda Shengenit Ballkanik si dhe përshpejtim të procedurave brenda tregut, vetëm një procedurë për dhënien e vizave për punë.

Çdo vend i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prezent pasi do jenë prezente vende si Kina, Australia…. Shqipëria dhe Maqedonia presin një sinjal pozitiv këtë pranverë dhe kjo që po bëjmë është një Berlin plus apo një CEFTA plus prandaj shpreh vlerësimin tonë për Komisionin Europian. Jemi të gjithë të fokusuar drejt BE dhe së bashku mund të bëjmë më shumë.” – Zaev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb