‘“Shengeni” Rama-Vucic nga dje zgjatim i Eurasian te Putininit që nuk mund ta lejojmë- kështu shkruan ish-deputeti i PD Tritan Shehu, në një postim në facebook lidhur me Shengenin ballkanik.

Postimi i plote:

Firmosja dje ne Moske me gjithe kundershtite e shprehura nga BE dhe ShBA, e Traktatit midis Serbise dhe Unionit Euroasian te kontrolluar nga Rusia, e ben te ashtuquajturin “Shengen” ballkanik direkt apo indirekt nje zgjatim te ”dores” Ruse ne Ballkanin Perendimor.

Pra ajo qe dihej dje u konfirmua, aresyeja dhe porositesit e vertete te insistimit te Vucic per te nenshkruar ate “Shengen” si “Jugosllavine e Re”, duke tentuar dhe anashkalimin e Kosoves.
Afrimi me Rusine ngel thelbi i asaj mareveshje “ballkanike”, gje qe u shpjegua qarte nga Vucic mbas vendimit te KE per negociatat dhe qe u materializua nga firmosja e Traktatit Serbi-Unioni Eurasian dje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb