Një nga panoramat më të bukura në bregdetin e Shëngjinit është ajo që shihet nga lagjja Portit, por rruga për të shkuar deri aty është një stres më vete. Në këtë zonë jetojnë mbi një mijë banorë, ndërsa ky numër dhjëtfishohet gjatë verës nga turistët. Sa herë që ka zgjedhje, kandidatët vijnë me premtime që kjo rrugë do bëhet shumë shpejt, dhe deri më sot askush nuk ka venë dorë.

Turistët që zgjedhin të vijnë këtu, kthehen menjëherë si shkak i kësaj rruge që është afërsisht 1.5 km, ndërkohë që demi ekonomik që shkaktohet për bizneset dhe banorët e zonës është shumë i madh.

Banorët tregojë që këtë rrugë e mirëmbajnë me forcat e tyre, por duke qënë një zonë malore e kanë të pa mundur pasi shirat e zhveshin këtë rrugë duke e bërë të pakalueshme.

Banorët e rendisin rrugën të parën në listën e problemeve e pas saj vijnë nderprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e ujit të pijshëm.

Në këtë zonë mund të gjesh gjithçka, përveç infrastrukturës rrugore dhe ujit të pijshëm. Edhe pse dihet që është një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit të Shëngjinit nga ana e pushtetit lokal nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e infrastrukturës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: