TIRANE-Moda e alarmeve per bombe. Ndërkohë që në shkollat e Tiranës dhe Durrësit vazhdojnë alarmet për bomba, në një rast policia ka arritur të prangosë një adoleshent.

Ermir V. u vu dje në pranga për shkak se kishte lënë një çantë tek shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, me një mbishkrim: “Bombë për qeverinë”. Nxënësi i gjimnazit “Petro Nini” është vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës dhe është marrë në gjatë paradites së djeshme për të shpjeguar se cili ishte qëllimi i tij.

Nga ana tjetër është pyetur edhe për fjalët që kishte shkruar në një prej letrave që kishte çanta brenda “Bombë qeverisë”. Adoleshenti ka rrëfyer se nuk kishte ndonjë qëllim të caktuar, thjesht ishte një mënyrë për të bërë një ditë pushim në shkollë.

“Nuk kam asgjë me qeverinë, nuk kam moshë të merrem me këto punë. Çantën e lashë meqë është kthyer në modë kohët e fundit dhe mendova se do mbyllej mësimi me këtë rast dhe kaq”, ka deklaruar adoleshenti.

Shokët e adoleshentit thonë për ‘Panoramën’ se ai është një fans i këngëtarit Stresi, i arratisur së fundmi nga policia. Stresi njihet për mesazhet e tij antiqeveritare.
shokustresit
Policia po verifikon edhe deklarimet e dy shokëve të të arrestuarit, sipas të cilëve qëllimi i vendosjes së çantës në trotuar mund të ketë lidhje edhe me problemet që ka pasur me Policinë këngëtari Stresi. Përveçse Ermir V. jeton në një lagje me këngëtarin, ai është një prej fansave të tij dhe bashkë me një grup adoleshentësh veprojnë në mbështetje të Stresit.

Sipas deklarimeve që ata kanë dhënë në polici, shoku i tyre është një prej fansave të këngëtarit Arkimed Lusha, të cilin e ka edhe në lagje dhe veprimi i tij mund të jetë një formë proteste për problemet që Stresi ka pasur së fundmi me Policinë dhe faktin që vazhdon të jetë në kërkim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb