Në Mars ka molekula organike dhe metani të cilat ndryshojnë në atmosferë në varësi të klimës.

Asnjëherë si tani planeti i kuq nuk ka pasur kushte të tilla për të pasur jetë në të.

Të dhënat e dërguara në Tokë nga misioni Curiosity i NASA-s, janë publikuar në Science dhe janë një provë e fortë që dëshmojnë se tre miliard e gjysmë vite më parë në Mars ka pasur burime jete.

’Po jetojmë momente entuziaste- ka thënë Chris Wenster, i Jet Propulsion Laboratory i Nasa, gjatë një lidhjeje online.
Shohim me shumë shpresë të ardhmen, në kërkim të rezultateve të tjera. Duhet akoma kohë për të kuptuar nëse origjina e metanit është biologjike’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb