Ju ka ndodhur të njihni dikë që të impresionon me erotizmin e tij? Atëherë me siguri keni qenë në të njëjtën dhomë me një nga shenjat e mëposhtme të zodiakut, të cilët kanë seks apelin më intensiv.

Para se t’ju zbulojmë se cilat janë ato, le t’ju bëjmë të qartë se me termin seks apel nuk nënkuptojmë domosdoshmërisht disponimin për seks. Apeli seksual ka të bëjë më shumë me besimin, energjinë që nxjerrim dhe në një farë mase disponimin tonë seksual.

Dashi

Me Marsin si sundimtar, Dashi nuk dëshiron situata të ndërlikuara. Të pasionuar, me kuriozitet intensiv dhe ndjenja të qarta, oreksi i tyre për seks është gjithmonë i lartë. Ata vërshojnë nga seksualiteti dhe sfidat e dashurisë. Duan të fitojnë mbi të tjerët që në momentin e parë dhe këtë e bëjnë me temperamentin e tyre të nxehtë.

Binjakët

Ndërsa shenjat e ajrit konsiderohen kryesisht mendjemprehta dhe simpatike me bisedat e tyre të bukura, Binjakët kanë kombinimin perfekt. Ata sharmojnë me fjalët e tyre, por edhe me besimin e tyre. Ata nuk ngurrojnë t’i afrohen personit për të cilin janë të interesuar dhe t’i “lëshojnë” me fjalët e tyre të bukura dhe të dashura.

Akrepi

Nuk është rastësi që ato konsiderohen si shenja më seksi. Akrepat e duan seksin, ndërsa karakteri i tyre misterioz i bën ata veçanërisht simpatikë. Ata do të tregojnë interesin e tyre me shenja të vogla, të cilat i kanë vëzhguar me kujdes dhe do t’ju bëjnë të ndjeni një dëshirë dashurore për ta në shumë mënyra (diskrete).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: